Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një person ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Paskuqanit, ku një 35 vjeçar ka përplasur me makinë dy gra, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën 72 vjeçarja ndërsa 66 vjeçarja ësjhtë dërguar në spital dhe ndidhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për tu mattë në pyetje. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informoi sot policia.