Aksident i rëndë në qendër të Athinës, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të kësaj të mërkure në qendër të Athinës, ku humbën jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar.

Viktimat janë identifikuar si Kristi Manthio i datëlindjes 1998 dhe Manolis Sarandis i datëlindjes 1998.

Aksidenti ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit në sheshin Omonia të Athinës, ku dy të rinjtë që lëviznin me motor u përplasën me një makinë tip “Fiat”. Përplasja ka qenë fatale për dy të rinjtë, që humbën jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë më të cilin udhëtonin dy të rinjtë me motor.