Aksident i rëndë në Gramsh! Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, vdesin dy persona

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar sot në aksin rrugor Kabash-Porocan.

Mësohet se një mjet në të cilin udhëtonin shoferi, një mësuese dhe një infermiere, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra ka rënë në humnerë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën mësuesja dhe drejtuesi i mjetit. Ndërkohë raportohet se infermierja ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik që u mori jetën dy personave, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Pritet po ashtu që policia të dalë me një njoftim zyrtar, duke dhënë më shumë detaje.