Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kuqe ku dy persona kanë humbur jetën.
Siç njofton policia, një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit një 60 vjeçar dhe pasagjeri 21 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.