Aksident i rëndë në Babicë të Vlorës, dy persona transportohen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Babicë të Vlorës mëngjesin e sotëm, ku janë përplasur dy automjete.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi i njërit prej mjeteve dhe një vajzë. Kjo e fundit ka fraktura në kokë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.