Ahmetaj 5 mijë euro krevat tek vila në Hamallaj, sendet e luksit u blenë tek “Brunes”

Elton Qyno

Vetëm mobilimi i vilës Nr.22 të quajtur “Vila Saphire” e cila ndodhet në kompleksin “Valamar” në Hamallaj, ka kushtuar mijëra euro. Këtë vilë që ndodhet në vijën e parë të plazhit në detin Adriatik, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, e kanë përfituar së fundmi përmes një seri transaksionesh të dyshimta që rrjedhin nga Klodian Zoto.

Përveç vlerës së pronës dhe truallit, Vila “Saphire” ka një super mobilim që për nga realiteti i jetës modeste shqiptare është totalisht luks.

SPAK, ka zbuluar se pjesën më të madhe të produkteve Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha, i kanë blerë tek kompania “Brunes”.  Ahmetaj në cilësinë e zv/kryeministrit të vendit dhe ministrit të Rindërtimit, janë kujdesur që blerjet e shtrenjta të mos kryheshin prej tyre, pasi detyrimisht këto blerje duhet dhe të deklaroheshin në deklaratat periudike pranë ILDKPI.

Dhe për të fshehur luksin e shfrenuar, në këtë mekanizëm blerjesh Arben Ahmetaj ka përdorur një kompani tjetër, që quhet “Egeu Stone”, në pronësi të Gëzim Bregut. Bregu është shoku i ngushtë i Enis Hoxhës, vëllait të Erjola Hoxhës.

Të gjitha produktet tek kompania “Brunes” janë blerë nga Gëzim Bregu përmes kompanisë së tij “Egeu Stone”, i cili më pas i dërgonte në Vilën Nr.22 të Arben Ahmetaj, ku arkitektët mereshin me arredimin.

Por pavarësisht se në këtë mekanizëm Blershjes Eriola Hoxha dhe Arben Ahmetaj nuk linin gjurmë, në bisedat spontane të zhvilluar në aplikacionin “Whats app”, çifti i bashkëjetuesve dilte hapur si blerës të produkteve. 

Në një bisedë të datës 9 Mars 2021 bisedohet për një prenventim blerjesh të 15 produkteve në “Brunes”. Dokumenti mban emrin “Prenventiv Eriola” ku mbyllet me shifrën totale prej 46 mijë 610 euro.

Erjola Hoxha, ka kërkuar që kompania të bëjë ofertë (ulje), kun ë datën 10 mars 2021 prenvetivi ka shkuar në 33 mijë 674 euro. Por po brenda kësaj date sërisht prenvetivi financiar ka ndryshuar duke u bërë 25 mijë euro.

Për shkak të negociata nga lart, sërisht financierët e “Brunes” në datën 10 Mars 2021 në orën 13:44 kanë dhënë preventivin përfundimtar me vlerë 21 mijë euro. Pjesa më e madhe e sendeve të blera në “Brunes” janë gjetur nga SPAK gjatë kontrollit të banesave në muajin Mars 2023, ku sendet janë fotografuar dhe për to është mbajtur një process-verbal i posaçëm.

Nga akti i ekspertimit të telefonit të Helidona Lleshi, konstatohet se rezultojnë komunikime të zhvilluara në rrjetin e komunikimit “Ëhatsapp” ndërmjet Helidona Lleshi (Dona e Brunes) dhe kontaktit të regjistruar me emrin “Ben Ahmetaj” me numër telefonik 0672060XXX.

Këto komunikime janë zhvilluar në datën 12 korrik 2021. Ku sipas bisedave, fillimisht kontakti “Ben Ahmetaj”, e përshëndet Donën e më pas e pyetën nëse ka mbërritur parketi që ka porositur. Dona i tregon se kishte mbërritur dhe po e niste për në Lalëz, ku transporti do të zgjaste maksimumi një orë.

Kontakti “Ben Ahmetaj e pyet nëse kompania “Brunes” ka shtrues parketi, ndërsa Dona i tregon se nuk kanë por mund t’i sugjeronte dikë pasi kishte disa numra kontaktesh. “Ben Ahmetaj” e falenderon dhe i tregon se do të fliste me Brunën, e do ta vinte në dijeni.

Ndërkohë në datën 20 mars 2023, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin, Gazim Bregu, i kompanisë “Egeu Stone”. Ai shpjegon se aktiviteti tregtar lidhet me punimet e gurit dhe konstruksionit të objekteve apo veprimtari të tjera në fushën e ndërtimit.

Fillimisht ai është pyetur në lidhje me marrëdhënien me shtetasin Arben Ahmetaj, për të cilën është shpjeguar se e njihte atë prej vitit 2022. Njohja me të ka qenë rastësore pasi shoku i tij i cili quhet Enis Hoxha, ka qenë i shtruar në Spitalin Hygeia dhe aty e ka parë dhe shtetasin Arben Ahmetaj.

Ka sqaruar se ia kanë prezantuar si burrin e motrës se Enisit, emrin e së cilës nuk e di. Ndërsa për njohjen me shtetasin Enis Hoxha ka sqaruar se e njeh prej 2-3 vitesh dhe takimi ka qenë rastësor në zonën e Dhërmiut në bar kafe “Panorama”.

Pas njohjes së parë, kanë vijuar të mbajmë shoqëri. Ka sqaruar se i ka thënë Enisit që të fliste me Arbenin që të merrte ndonjë punë, por ai (Enisi) nuk i ka thënë Arbenit. Gjatë deklarimit të tij, shtetasi Gazim Bregu ka sqaruar fillimisht se nuk ka bërë asnjë punë private për Enis Hoxhën, për motrën e këtij të fundit apo për shtetasin Arben Ahmetaj.

Madje ka ngritur pretendime se nuk e di përse në oferta është shënuar emri i tij dhe mendon se ka të bëjë me kërkesën që i ka bërë Enisi për të marrë produkte me ulje si dhe pretendon se nuk ka dijeni për faturat tatimore dhe se nuk i ka porositur mallrat e ndodhura në to dhe nuk ka nënshkruar në këto oferta apo fatura.

Gëzim Bregu Mobilier Vlera 21 mijë euro

Parket nga “Brunes”  Vlera 16 milion e 260 mijë lekë

Tavolinë kafeje Vlera 4702 euro

Set gotash Vlera 147 euro

Parket Rovere Vlera 1850 euro

Krevati i fjetjes Vlera 4822 euro

Salloni Freemood Vlera 4230 euro

8 copë karrige Vlera 2946 euro

1 tavolinë Vlera 4727 euro