Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shkuar tek kulla në mes të Tiranës, që u konceptua për ti ngjarë fytyrës së Skënderbeut, por ka hapur debat se i ngjan fytyrës së Edi Ramës.
Sipas Shehajt, shqiptarët duhet ta dinë se kjo është fytyra e korrupsionit, teksa deklaron se ditën që qytetarët do t’i japin besimin si kryeministër, do ta prishë atë fytyrë korrupsioni të ngritur në mes të kryeqytetit.
“Nëse korrupsioni do të kishte një fytyrën e një njeriu, do kishte fytyrën e Edi Ramës.
Ja ku e keni fytyrën e Edi Ramës, ja ku e keni fytyrën e korrupsionit. Nëse një ditë shqiptarët do më japin besimin për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, dhe jam i bindur që kjo do të vijë, unë do prish fytyrën e Edi Ramës, fytyrën e korrupsionit këtu në Tiranë.
Gjë më të shëmtuar nuk mund të kishte bërë. Kjo është fytyra e korrupsionit. Çdo herë që do ta shikoni, mbajeni mend: Është fytyra e Edi Ramës, është fytyra e korrupsionit”, thotë Shehaj në video.