Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunin me Policinë e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona. Mediat raporotjnë se kontrollet janë shtrirë në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale, që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore të kryera në Shkodër.
Dritan Prençi është prokurori i SPAK i caktuar në Shkodër për hetimin e krimeve zgjedhore.