Abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka prangosur një 40-vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

Po ashtu edhe një person tjetër është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy të mitura të tjera të konsumojnë lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në pranga u vu shtetasi R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.