Pas daljes nga Gjykata në New York, ku ish agjenti i FBI, McGonigal pranoi fajësinë, gazetarët kanë pyetur në lidhje me çështjen Shqiptare, e cila do të mbahet në një gjykatë tjetër, në Washingon DC. I pyetur nga Inner City Press, McGonigal ndërroi rrugë, por avokati i tij u shpreh i hapur për të pasur një zgjidhje të drejtë. Po cila do të jetë kjo zgjidhje? Nëse pranon fajësinë, a do tregojë lidhjet shqiptare?! Do të duhet të presim seancën e radhës në Washington DC.
Ndiqni Videon
Lexo edhe specialen e New York Times
Më herët, gjatë seancës gjyqsore, ish kryeagjenti i FBI, McGonigal, pranoi akuzën e vetme të ngritur nga prokuroria në Neë York mbi shkeljen e aktit të qeverisë amerikane për të sanskionuar shtetas rusë si dhe për pastrim parash. Ai tha se ndihej i penduar dhe se e pranonte akuzën. Ky fakt mund të shërbejë për mbylljen e shpejtë të procesit, për një dënim më të ulët si dhe për të mbyllur çështjen tjetër që është hapur në gjykatën federale në Washington DC.
“Ky, siç mund ta merrni me mend, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por edhe për miqtë e mi, familjen e gjithë të dashurit”, tha McGonigal. “Marr përsipër përgjegjësi të plotë teksa veprimet e mia nuk ishin kurrë me synimin për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”.
Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera.