Një ditë pas revoltës së studentëve, Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave.

Sipas axhendës së bërë publike në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama. Në vijim, axhenda parashikonte një raportim mbi ecurinë e “Pranisë Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.

Ndërkohë vendimi vjen një ditë pas protestës së studentëve, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, poicia dukej teksa dhunonte dhe merrtë zvarrë qytetarët, mes tyre edhe ata të cilët nuk ishin protestues, por kalimtar të rastit.

Njërit prej qyetetarëve i thyen këmbën.

Studentët dolën në protestë për premtimet e pambajtura që nga viti 2018, kur mijëra të rinj u ngritën në demostrata masive për përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë.