Me 8 vota pro dhe 5 kundër, është miratuar në Komisionin e Ligjeve projektligji i Partisë Socialiste për reformën territoriale.
Ndërkohë anëtarët e Komisionit morën 30 minuta pushim dhe më pas do të nisë votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit.
Pr.ligji i të majtëve propozon shkrirjen e 15 bashkive në 46 nga 61, çka ka sjellë edhe protesta nga banorët e bashkive që preken.
Seanca në Komision u shoqërua me debate të forta mes përfaqësuesve më mazhorancës dhe opozitës.
Ndërkohë dy deputetë të majtë kanë dalë kundër këtij projektligji. Siç u bë me dije më herët, Vullnet Sina dhe Erion Braçe, kanë deklaruar votën e tyre kundër gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Kujtojmë se sipas draftit të PS, Divjaka, Patosi, Rrogozhina, Maliqi, Dimali, Cërriku, Përrenjasi, Belshi, Klosi, Poliçani, Memaliaj, Fushë-Arrëzi, Këlcyra dhe Libohova janë bashkitë që pritet të shkrihen dhe të bashkohen me bashki të mëdha