Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, për heqjen e sekuestros për vilën në Palasë.
Sipas hetimeve të SPAK, vila dyshohet se është në pronësi të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, në hetim për 4 vepra penale.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milionë eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Vila ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me sipërfaqe totale 271,2 metra katrorë dhe dy garazhe, përkatësisht 20 dhe 40 metra katrorë.
Kujtojmë se Tare është nën hetim nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave, pasi ai dyshohet se ka fshehur dy vila të ish zv kryeministres në emër të tij, në Palasë dhe Dhërmi.