Berisha ngre dyshime, pyetja drejtuar ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur dyshime për mënyrën se si është zgjedhur deputete Eriona Ismaili.

Teksa Kuvendi po “zien” për skandalin me Vlora Hysenin e SHISH, Berisha ngriti pyetjen nëse Ergys Agasi, në burg për dosjen “AKSHI” i kishte shërbyer që ajo të zgjidhej si deputete e Partisë Socialiste.

“Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete”- deklaroi Berisha në Kuvend.

Pas kësaj deklarate kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.

Sot në ditën kur të dhënat sensitive që NATO i besonte Shqipërisë kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Ka vetëm një rrugë dorëheqjen e menjëreshëm të padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narko-shteti.

Si mundeni të qëndroni indeferent dhe recitoni. Në rastin më skandaloz të historisë së NATO-s, ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete.

Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo“, u shpreh Berisha.