Rrëzohet kërkesa e PD për debat për çështjen e SHISH

Mazhoranca ka rrëzuar me forcën e kartonit kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe për zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me skandalin e drejtoresësh së SHISH, e cila ndodhet në masën “arrest shtëpie”, për shkak se ndihmoi Ergys Agasin në arrati.

Pas këtij vendimit të socialistëve, deputetët demokratë bllokuan Foltoren dhe nisën t’i binin tavolinave në shenjë revolte për rrëzimin e kërkesës së tyre.

Më pas kryetari i kuvendit, Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta.

“Derisa të lirohet Foltorja, 10 minuta pushim”, tha kryeparlamentari.

PD kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një debat me kryeministrin Edi Rama pas skandalit me drejtoreshën e SHISH, e cila ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin teksa ai ndodhej në arrati.

Kujtojmë se paralelisht me Kuvendin, po zhvillohet edhe një protestë ku ëkrkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.