Teksa në Kuvend zhvillohet seanca plenare ku pritet të ketë diskutime të forta për rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, qytetarët kanë dalë në protestë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë një numër i madh efektivësh janë në terren, teksa janë marrë masa për të bllokuar rrugët që të çojnë drejt parlamentit.
Qëllimi është që protestuesit të qëndrojnë sa më larg Kuvendit dhe të shmanget kontakti dhe incidentet me deputetët.
Megjithatë nuk munguan përplasjet e protestuesve dhe policisë këtë të enjte, në afërsi të Kuvendit. Raportohet se janë shoqëruar edhe disa protestues.