Ditën e djeshme, Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët i shpalli fajtorë për krime lufte.
Ky vendim i padrejtë shkaktoi zemërim të mëdha te shqiptarët kudo në botë, të cilët dolën në protesta në disa shtete.
Por, teksa te qytetarët zemërimi dhe revolta ishte e madhe, qeveria shqiptare u mjaftua vetëm me një postim të kryeministrit Rama, i cili u shpërnda nga gjithë socialistët, me këta të fundit që janë të njëjtët që votuan kundër rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Ndërkohë, edhe më e dyshimtë është heshtja e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim, edhe pse duhej të ishte i pari që duhej të kërkonte llogari për atë vendim të padrejtë e të turpshëm.
Ndoshta ministri Hoxha ka marrë urdhër nga shefi i tij, Edi Rama, që të mos bëjë asnjë deklaratë derisa kryeministri të dalë vetë në një konferencë për të folur mbi këtë çështje, pasi siç dihet tashmë prej më shumë se 13 vitesh, ekskluzivitetin për të folur mbi çdo çështje në vendin tonë e merr vetëm ai, ndërsa ministrat janë vetëm “kukulla” që përdoren për të firmosur.
Apo, në skenarin më të keq të mundshëm, qeveria shqiptare do të heshtë për të mos prishur marrëdhënien vëllazërore të Ramës me Aleksandër Vuçiç.