Agron Shehaj: Duhet një qeveri që vepron, jo që mbron Ballukun

Kreu i Partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te disa skandale, si rasti i zv./kryeministres Belinda Balluku e pandehur nga SPAK, rasti i kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i arrestuar prej një viti e gjysmë apo te rasti i “KAYO”.

I ftuar në Neës24, Shehaj tha se Rama e ka mendjen te skandalet ndërsa shtoi se vendit u duhet një qeveri që vepron.

Ndërkohë Shehaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ishte i padrejtë dhe nuk bën pis pis luftën e lavdishme që ka bërë UÇK

“Ai e ka mendjen te skandalet, te Belinda Balluku, si të ulë pagat e magjistratëve, si të mbyllë një tv për aferat e Kayos, se doli zbuluar nga përgjimet, se si po shet Shqipërinë. Në çdo skandal del se Edi Rama po shet Shqipërinë. Ai thërret të huajt në Shqipëri për të vjedhur Shqipërinë, kjo është Kayo. Si të shpëtojnë Veliajn nga burgu. Titujt e mediave të Ramës ishin;

“Pritet lirimi i Veliajt. Bashkia pa kokë”. Më mirë pa kokë se sa një kokë e korruptuar. Pse nuk kërkon dorëheqjen e Veliajt Rama, po e ka mendjen ta mbrojë?! Kushtetuesja s’e ka ndalur që të japë dorëheqjen. Këta janë si bandë. Kryesori nuk është kapur ende, që është Rama. Tenderat i jep në funksion personal, shet Shqipërinë për llogari të pushtetit të tij. Ai ka vetëm një qëllim; të mbajë pushtetin me çdo kusht. Një qeveri e përgjegjshme që punon për shqiptarët, do të kishte mundësi që të punonte në interes të Kosovës, të komandantëve që po përballen me drejtësinë. Vendimi i Hagës ishte i padrejtë dhe nuk e bën pis luftën e lavdishme që ka bërë UÇK. Jam i bindur që ai vendim do të kthehet në Apel. Jam i bindur. Duhet të mbështeten komandantët e UÇK-së”, tha Shehaj.