Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 18 vite burg Kadri Veselin.
Ashtu si Thaçi e Krasniqi, Veseli u shpall fajtor për akuzat: Arrestim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.
“Ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, vrasje të paligjshme si krime lufte. Dënim m 10 vite burg për krime lufte për arrestim të paligjshëm, dënim me 3 vite burg për krime lufte për trajtim mizor, dënim me 13 vite burg për krim torturë, dënim m 6 vite burg për vrasje të paligjshme. Ju dënon me 18 vite burg në të cilin do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, vendosi gjykata.
Ndërkohë me 13 vite burg është dënuar Rexhep Selimi
Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Njëkohësisht, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.