Qeveria ka marrë vendimin për ngritjen e Bordit të Transparencës pas rritjes së çmimit të karburanteve në vend
Lajmi u bë i ditur nga ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.
“Morëm vendimin për ngritjen e bordit dhe do monitorojmë çmimet e karburabteve. Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fuqi bordi i transparencës”- tha Ibrahimaj
Sipas ministres, qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.
Qëllimi i ringritjes së bordit është më së shumti që të aktivizohet ulja e akcizës”, u shpreh Ibrahimaj.