Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dënimeve që Gjykata e Hagës dha sot për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg në total.
“Marre”, thotë Rama në një foto të shpërndarë në Facebook. Ndërkohë ajo që bie në sy janë edhe komentet e qytetarëve, ku disa prej tyre i kërkojnë që “ ti bëj të fala Vuçiçit” duke i përmendur nismën Ballkani i Hapur.

