Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave nga ish-krerët e UÇK-së.
Gjykatësi Charles Smith the se trupi gjykues konstatoi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së.
Sipas gjykatësit Smith, të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.
“Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt
Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra të ndryshme ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, kontribuan në krijimin e tyre dhe i mbajtën ato në kushte çnjerëzore ndalimi. Të ndaluarit u mbajtën në vende e lloje të ndryshme ndërtesash, përfshirë edhe ndërtesa që ishin shkolla etj.
Shumë nga anëtarë e UÇK-së të përfshirë në ndalimin e tyre i keqtrajtuan fizikisht të ndaluarit. Në vende të ndryshe, anëtarët e UÇK-së i godisnin rregullisht me shkelma dhe i rrihnin brutalisht dhe vazhdimisht të ndaluarit, duke përdorur ndër të tjera qytat e pushkëve, shkopinj të ndryshme etj…”, tha gjyqtari Smith.