Protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvendosur sot para Kuvendit, teksa nisi edhe sesioni i ri parlamentar.
Gjatë protestës u shënuan tensione, pasi protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të makinës së deputetes Ilva Gjuzi, në momentin kur po largohej nga Kuvendi.
Po ashtu protestuesit kanë gjuajtur me vezë, por edhe me shkelma e me mjete të tjera rrethanore makinën tip Benz të një deputeti.
Protestuesit u mblodhën para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ndërsa forca të shumta policie ishin në terren.
Edhe pse seanca u mbyll, protestuesit vijuan të qëndrojnë jashtë ambienteve të Kuvendit, ku nuk munguan as tensionet me uniformat blu.