“Ju erdhi fundi”- Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Është shoqëruar me tensione protesta e qytetarëve para Kuvendit, teksa sot ka nisur sesioni i ri parlamentar.

Në mesin e protestuesve janë shoqëruar disa prej tyre, të cilët janë marrë nga efektivët e policisë dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej tubimi.

Deri tani nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre, por një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit me thirrjet: Ju erdhi fundi.

Sot bëhen 101 ditë që kur ka nisur protesta, me kërkesë kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në Kuvend priten debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa vëmendja do të përqendrohet te ndryshimet në qeveri, reforma territoriale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.