Teksa sot në orën 17:00 nis sesioni i ri parlamentar, në të njëjtën kohë do të mbahet protestë qytetare jashtë godinës së Kuvendit.
Policia ka nisur zbatimin e masave të sigurisë dhe ka “blinduar” me gardh metalik rrugën që të çon për të Kuvendi, në mënyrë për të penguar protestuesit.
Raportohet se pritet të ketë një numër të lartë efektivësh në terren, teksa protestuesit do të mblidhen para Kuvendit.
Ndërkohë protestuesit kanë paralajmëruar protesta në çdo seanca plenare.
Kujtojmë se qytetarët po protestojnë që prej 31 Majit, me kërkesë kryesore, dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.
Sa i takon Kuvendit, reforma territoriale, çështja Balluku, protesta qytetare, janë disa nga çështjet që pritet të sjellin debat në këtë sesion të ri.
Lidhur me reformën territoriale Partia Socialiste ka depozituar një propozim për riorganizimin e njësive vendore, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Nisma ka hasur kundërshtime, veçanërisht në bashkitë që parashikohet të bashkohen me njësi të tjera vendore.