Aksidenti në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Është identifikuar i riu që humbi jetën në një aksident në afërsi të Vorës.

Burime për mediat bëjnë më dije se nga përplasja e dy mjeteve ka humbur jetën gazetari Xhesjon Zogu, 26-vjeç.

Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës, për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër, i identifikuar si Behar Ruçi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë te rrethanave të aksidentit të rëndë.