Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka komanduar Alban Dokushin si Sekretar i Përgjithshë të Bashkisë Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj ka firmosur per të rikthyer si sekretar Dokushin, që njihet si një prej njerëzve më të besuar të kryebashkiakut, që ndodhet në burg që prej shkurtit të 2025-ës.
Ndërkohe Eldi Hoxha që mbante këtë pozicion në Bashki ka dhënë dorëheqjen.
Dokushi ishte shkarkuar në mars të vitit 2025 nga Anuela Ristani, e cila në atë periudhë ushtronte drejtimin e deleguar të Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë në Janar të këtij viti, Gjykata Administrative ka vendosur të rikthejë në detyrë Alban Dokushin si Sekretar të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.
Sipas vendimit të gjykatës, shkarkimi i tij ka qenë në kundërshtim me ligjin, dhe vendimi për rikthimin e tij në detyrë është i menjëhershëm.