Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën rrugës teksa po transportohej drejt Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se e reja me iniciale M.K ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.
Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është rënduar. Dyshohet se ajo ka pësuar hemorragji të brendshme dhe për pasoje humbi jetën.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe autopsisë mjeko-ligjore.