Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK, ku prokurorët e posaçëm i komunikuan zgjatjen e hetimeve për 3 muaj dhe akuzat e reja lidhur me 6 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.
Ish-numri dy i qeverisë u largua nga SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat, pavarësisht interesit të gazetarëve.
Belinda Balluku ishte e pandehur për çështjen e tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa ishte nën hetim edhe për disa lote të Unazës së Madhe në Tiranë, projekte që kapin vlera prej qindra miliona eurosh.
Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Në kushtet kur hetimet kanë hyrë në një fazë të re dhe më intensive, nuk dihet nëse SPAK do të rikthehet me një kërkesë të re për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë.