Gruaja e Florenc Çapjas godet gazetarin Elton Qyno

Dhunohet gazetari Elton Qyno.

Burime për mediat bëjnë me dije se Qyno është goditur ditën e djeshme në befasi pranë Spitalit Amerikan 3 nga Rodela Çapja, bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.

Njëherësh, Çapja është dënuar nga Gjykata e Posaçme edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Fillimisht, bashkëshortja e Florenc Çapjas, sapo ka parë gazetarin Qyno, e ka goditur me telefon. Më pas goditjet kanë vijuar me çantë dhe mjete të tjera rrethanore. Pas sulmit, gazetari Qyno e ka kallëzuar penalisht zonjën Çapja në polici, me këtë të fundit që e ka shpallur në kërkim.