Kryetari i Partisë MUNDËSIA Agron Shehaj ka reaguar për pamjet që tregojnë momentet kur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe dhunon gazetarin e “News 24” jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, teksa ai i afrohej për ta pyetur.
Në një postim në rrjetet sociale Shehaj thekson se “është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari”.
Sjelljen e Braçes, kreu i Mundësia e sheh si pasojë “e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës”.
“Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!”, thekson Shehaj.
Reagimi i Shehajt:
Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme! Është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari. Kjo është pasojë e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës. Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!