Gjiknuri voton kundër projektligjit për “tokat bujqësore”, debat me Manjën: Do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me një përplasje mes socialistëve, Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri.

Debatet mes tyre nisën teksa po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësorë.

Gjatë votimit të nenit të parë, Gjiknuri, votoi kundër së bashku me dy deputetë të PD-së dhe kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, u shpreh Gjiknuri mes të tjerash.

Debati vijoi edhe gjatë votimit të projektligjit, ku deputeti demokrat, Gent Strazimiri kërkoi të vazhdonte me pyetjet mbi paqartësitë, por u kundërshtua nga Manja. Ai u përplas edhe me Gjiknurin dhe pas një debati, ky i fundit la mbledhjen.

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen.

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

Gjiknuri largohet.