Disa deputetë të PD kundër bojkotit të Kuvendit: Gabim! E kemi provuar shumë herë dhe i dimë pasojat

Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Sali Berisha për bojkotimin e seancave plenare.

Bëhet fjalë për deputetët Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Bujar Leskaj, të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim, dhe duke e quajtur një lëvizje të gabuar.

Më poshtë mesazhet mes deputetëve në një grup WhatsApp-i.

Ina Zhupa: Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mos shkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon se nesër s’ka ligje fare rendi i ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet siç thotë Bujari me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di ca të mire na sjell si opozitë parlamentare!!! Edhe në dijeninë time janë edhe dy komisionet që ju mbaron afati, zgjedhore dhe territoriale që edhe nëse zgjaten dhe nëse mbyllen do jetë vendimmarrje e seancës plenare. Gjithsesi si ta gjykohet më e mira për opozitarizmin.

Jorida Tabaku: Përshëndetje kolegë. Ne çdo rast unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne te vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim cdo hapësirë që kemi për përballje! Nesër është një nga ditët ku raporton një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës!

 Bujar Leskaj: Per mendimin tim kjo eshte gabim. Sipas kesaj vendimarrjeje, Ne nuk do të flasim per KQZ (votimet e manipuluara ne diaspore -2025), ILD (mbrojtesja e korrupsionit ne gjyqesor ), AMF, BQ, INSTAT, si edhe per kryefjalën mbështetjen e protestës qytetare ?!? Cili eshte kuptimi, ideja, mesazhi ?. Gjithsesi klm!