SPAK ka marrë të pandehur një tjetër kryebashkiak socialist. Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, bashkë me disa persona të tjerë.
Dosja që është hetuar nga prokurori Elvin Gokaj ka zbritur në gjykatën e Posaçme ku pritet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.
Krahas ish-kryebashkiakut Kokoneshi të pandehur janë marrë Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.
Sipas hetimeve, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.