SPAK kërkon 19 vite burg për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon, por t’iu konvertohet në shërbim prove

Prokuroria e Posaçme dha sot konkluzionet përfundimtare për Fatime Kryemadhim, Pirro Xhixhom dhe Ema Çokun, fraksion i ndarë nga dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit,

Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera që konsiderohen me burim të pajustifikuar.

Prokuroria deklaroi se për blerjen e apartamenteve janë marrë dy kredi, por ato janë shlyer me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar.

SPAK kërkoi 7 vite burg për nënën e Kryemadhit, por i rezultat i gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të tij dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove. Po ashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e shtëpisë së Fatime Kryemadhit.

Edhe për Ema Çokun, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, ku nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 4.8 vite, për t’iu pezulluar në 5 vite shërbim prove.

Për Piro Xhixhon, SPAK kërkon të dënohet me  4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar ulet deri në 3 vite dhe të pezullohet me 4 vite shërbim prove.

Nëna e Monika Kryemadhit e Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Xhixho është marrë i pandehur për veprën e korrupsionit.