Kryeministri Edi Rama ka mbyllur komentet në disa prej postimeve të tij në Facebook.
Një një video të publikuar një ditë më parë ku fliste për koncertin e Kanyë Ëest dhe në një tjetër postim, Rama ka mbyllur ose limituar komentet e qytetarëve.
Vendimi për tu “mbyllur gojën” qytetarëve në rrjete sociale vjen pas kritikave që ata kanë patur për financimin prej 4 milionë të qeverisë për koncertin e Kanye Ëest, para të hequra nga fondi i emergjencës.
Mbyllja e komenteve është interpretuar nga shumë si një përpjekje për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur presionin publik në rritje.
Rrjetet sociale konsiderohen si një nga kanalet kryesore të komunikimit dhe llogaridhënies publike, por Rama ka vendosur ti bllokojë, duke shmangur kritikat e qytetarëve.

