I armatosur dhe me shenja depresioni, policia jep 20.000 euro shpërblim për kapjen e autorit që plagosi efektivin

Autori i plagosjes së efektivit në Tiranë është i armatosur dhe me shenja depresioni. Kështu shprehet drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj,  teksa thotë se policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ata që japin informacion për Klerent Bozhanajn.

Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”, tha Vocaj.

Efektivi i plagosur Edlir Alleshi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.