Tensionet në protestën para Kuvendit, reagon Rama: Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën para Kuvendit dhe tensionet që u krijuan pas përplasjeve me Policinë.

Në një postim në rrjetin social X, Rama thotë se protesta e bukur qytetare është shndërruar në një skenë konflikti dhe tensioni.

Sipas kreut të qeverisë, protesta është zëvendësuar me dhunë nga zemërimi i politikës së dështuar, referuar këtu kundërshtarëve politikë.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik🤡🤡🤡”, shkruan Rama.