Policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, deputetët dhe ministrat largohen nga Kuvendi

Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës, ujë dhe spraj për të shpërndarë protestuesit që ishin në hyrje të Kuvendit që të kalonin makinat e deputetëve dhe ministrave.

Sapo policia ka hapur rrugën me forcë, makinat e eksponentëve socialistë janë parë të largohen me shpejtësi nga ambientet e Parlamentit.

Në vijim të përplasjes, një pjesë e protestuesve hodhën sende në drejtim të forcave të Policisë, ndërsa efektivët vijuan përdorimin e sprejit lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar ndërsa në terren janë të pranishme forca të shumta policore.

Raportohet se disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat ndërsa të tjerë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet me policinë. Edhe nga radhët e bluve pati të lënduar.