Dalin videot e përplasjes së Shehajt me Ramën në Kuvend/ Kreu i Mundësisë: Do përfundosh në burg!

Kreu i Partisë Mundësia u përplas ashpër në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama, të cilit i shkoi në foltore dhe i tha se do të përfundojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët, popullin më të varfër në Europë.

Përplasja nisi pasi Edi Rama erdhi në Kuvend i detyruar për të bërë 84 votat që i duheshin PS-së që të miratonte amnistinë penale.

Shehaj i kujtoi Ramës se shqiptarët janë ngritur kundër tij në protesta jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet që jetojnë në botë.

“Të doli boja keq! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë! Je banal dhe qesharak!

Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! Fol për Belindën dhe hajde në zgjedhje! Pse s’del në zgjedhje? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët? I ke parë sa të vendosur janë? Ore të duan në burg! E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë? E kishe menduar ndonjëherë? Jo! Se po ta kishe menduar s’do kishe bërë atë që bëre!

S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur. Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën? Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë!

Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje! Do përfundosh në burg! Do japësh llogari ta dish! Do i japësh llogari qytetarëve ta dish! Do japësh llogari bashkë me këta këtu, ja të gjithë!

Shi si e katandise Parlamentin shiko!” – i thotë Shehaj – Ramës.