“Ajo më është lutur të bëja një foto me të, më erdhi keq për të.”
Kështu ka thënë presidenti amerikan Donald Trump duke iu referuar Giorgia Meloni në një bisedë telefonike me emisionin L’Aria che tira në La7.
Gjatë bisedës, Trump e drejtoi menjëherë diskutimin te Giorgia Meloni.
“Si është kryeministrja juaj? Si është?”, pyeti ai intervistuesin, i cili nga ana e tij e pyeti presidentin amerikan për bisedën që kishte pasur me kryeministren gjatë samitit të G7.
“Çfarë tha ajo kur më takoi?”, pyeti Trump. “Me siguri është e lumtur që unë i fola! Nuk isha i detyruar t’i flisja!”
“Nuk di çfarë t’ju them!” – shtoi ai, duke iu përgjigjur gazetarit që vazhdonte ta pyeste për takimin. “Ajo më është lutur të bëja një foto me të! Donte aq shumë një foto me mua. Madje mund të mos e kisha bërë, por më erdhi keq për të!” – shtoi ai, siç shkruajnw mediat nw Itali.
“Evropianët kanë gabuar në gjithçka sa i përket energjisë,” – shtoi presidenti amerikan, “dhe kanë gabuar në gjithçka sa i përket emigracionit. Nëse nuk i zgjidhin këto probleme, Evropa nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Ndoshta nuk do të arrijnë t’i zgjidhin. Emigracioni është një katastrofë dhe energjia, me të gjitha ato turbina ere që janë një dështim, është një katastrofë.”