Arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë, dyshohet për shpërdorim detyre

Një tjetër rast në kuadër të aksionit ndaj zyrtarëve të dyshuar për abuzime me detyrën është shënuar në Himarë, ku është vënë në pranga drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Dorian Hoxha.

Sipas informacioneve, arrestimi i tij është kryer në zonën e Palasës gjatë një operacioni policor. Hoxha dyshohet për “shpërdorim detyre”, në lidhje me veprime ose mosveprime gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

Hetuesit dyshojnë se ai ka toleruar ose nuk ka ndërhyrë në raste shkeljesh ligjore në territor, duke mos marrë masat e nevojshme sipas ligjit.