Babai i Ervis Martinajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë në kohën e bandave, kam luajtur me kokën time

Babai i Ervis Martinajt ka dëshmuar sot në GJKKO në gjyqin lidhur me sekuestrimin e pronave të “ish-mbretit” të lohërave të fatit dhe persobave të lidhur me të.

Mustafa Martinaj ka treguar rrugëtimin e djalit të tij, si student me bursë në Itali dhe më pas jetën në Shqipëri.

Ai ka thënë se në vitet 90, ka pasur aktivitetin e tij dhe “se ka lëvizur me 800 mijë euro në makinë në orët e natës, në kohën e bandave”.

Mes të tjerash tregoi se Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 4 vitesh, nuk i ka sjell asnjë problem.

Deklarata e babait të Ervis Martinajt në GJKKO:

Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur vajzat filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me të motrat dhe erdhi në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan.

Banesa u mor mos gaboj nga fundi i vitit 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte në shkollë në Itali. I la përgjysmë studimet në shtetin italian dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia. Në Itali nuk pati bërë asnjë punë. Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, dy vajzave dhe një Visit.

Për vajzat kam marrë kredi 12 500 euro, se ka qenë makinë e vogël, markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam pasur. Jemi familje tradicionale malësore. Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, por se provimet nuk i dha, s’e ka marrë diplomën.

Pati hapur vetë i dyti, me një djalë nga Tirana që nuk e mbaj mend emrin e riparonin lodrat, që luanin këta me kuaj. Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollarë cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ‘99, kur bandat ishin rrugës. Kam pasur një makinë 2400, i kisha paratë në bagazh e i çoja në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje s’më ka ndodhur, kam luajtur me kokën time.