Mijëra studentë shqiptarë dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë mbledhur në qendër të qytetit për të kërkuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe mundësinë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Shqipëria e Kosova.
Slogani i protestës është “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave gjuhësore në provimet e jurisrudencës.
Në sheshin ku janë grumbulluar mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi, ndërsa të gjithë ata në kor kanë thënë: “UÇK, UÇK, UÇK”.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët shqiptarë në Shkup, pas asaj të mbajtur më 6 prill, ku u kërkua përdorimi i gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.
Protesta është organizuar pas refuzimit të kërkesës së studentëve nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov, duke kërkuar dorëgeqjen e këtij të fundit.