GJKKO rrëzon kërkesën e dy ish- drejtorëve të Ballukut

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Gentian Gjyli dhe ish-drejtuesit të Korporatës Elektro-Energjitike, Erald Elezi, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjyli dhe Elezi akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera së bashku me ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ndaj saj janë në fuqi dy masa, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi nga detyra, masë të cilën ish-zv.kryeministrja e ka dërguar në Gjykatën e Lartë.

Po këtë të hënë, Gjykata Antikorrupsion pranoi kërkesën e Prokurorisë, për zgjatje të hetimeve ndaj tyre me 3 muaj.

Pak ditë më parë, ish-ministrja e Infrastrurturës Belinda Balluku bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar heqjen e pezullimit nga detyra, si masë sigurie e vendosur nga Gjykata e Posaçme në nëntor të vitit të shkuar.

Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe është person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës