Fisi Rraja i dhunoi barbarisht, Bilbil dhe Jashar Maja bëjnë ankimim në Prokurori

Bilbil dhe Jashar Maja, dy kushërinjtë e dhunuar barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja në korrik të këtij viti, kanë bërë zyrtarisht ankimin në Prokurori kundër ndryshimit të akuzës për të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim.

Dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës pasi mori aktekspertizën mjeko-ligjore, vendosi që të lehtësonte akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të arrestuar për dhunën. Sipas ekspertizës, eksperti mjeko-ligjor Elton Serani, kishte deklaruar se kushërinjtë Maja nuk kishin patur rrezik për jetën, pavarësisht frakturave të shumta në kokë dhe trup, por goditjet kishin sjellë vetëm humbjen e përkohshme të aftësisë për punë.

Duke u nisur nga ky aktekspertim, Prokuroria vendosi të lehtësojë masën për të arrstuarit. Por tashmë me ankimimin e tyre do të bëhet një akt-ekspertim i ri, ku nëse faktohet që dy të dhunuaroit kanë rrezikuar jetën, atëherë edhe autorët do të përballen me akuza shumë më të rënda, duke rrezikuar disa vite burg.

Kujtojmë se djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe vëllai i tij janë ende në kërkim, ndërkohë që të arrestuar janë disa anëtarë të tjerë të fisit Rraja.