Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, prokuroria çon në gjyq 49-vjeçarin libanez

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për libanezin Fadi Alwan duke e dërguar në gjyq për vrasjen e vajzës së tij, 24 vjeçares Rayyan Alwan.

Ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi 49-vjeçarin libanez të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt 2025 në Tiranë.

Vendimi u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.

22-vjeçarja, Rayyan Alwai u gjet e vdekur në një apartament me qira ditore në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se ajo ishte futur në Shqipëri nga Rinasi më 19 shkurt bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit ishte larguar pa të disa ditë më vonë.