PS dhe PD bashkojnë votat për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Bashkiak të Fierit

Një zhvillim i pazakontë politik është shënuar në Këshillin Bashkiak të Fierit, ku këshilltarët e PS dhe PD kanë bashkuar votat për të zgjedhur në krye të këshillit Melsi Bogdanin.

Mbledhja nisi me përplasje, pasi socialistët depozituan një mocion për shkarkimin e kryetares në detyrë, Antoneta Çunaj. Megjithatë, përpara se çështja të hidhej në votim, Çunaj vendosi të japë dorëheqjen e parevokueshme, duke shmangur kështu një përballje direkte në sallë.

Në media është raportuar më herët se ndryshimi i kryetarit të Këshillit ka qenë një kërkesë e Belinda Ballukut, që kërkon të forcojë edhe më teh pozitat e saj në këtë qark, teksa Çunaj njihej si një prej njerëzve të besuar të kryebashkiakut Subashi.