E FORTË/ Veliaj zbulon takimin me Toni Gogun: Më tha se Rama urdhëroi izolimin tim, Bashkinë kërkoi t’ia delegoja Arbër Hajdarit

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pranuar vetë mesazhet që kryeministri Edi Rama i ka dërguar në qeli përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku mes të tjerash i ka kerkuar dorëheqjen e tij.

Veliaj ka publikuar një letër që përmban të vërtetën e takimit me ministrin Toni Gogu, mbremjen e se premtes se kaluar.

Veliaj konfirmon atë që edhe mediat raportuan më herët, pasi siç shkruan kryebashkiaku, ministri Gogu i ka thënë se Rama ka urdhëruar transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, tek ai i Fierit, si dhe është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

Po ashtu, permes Gogut, Rama i ka kërkuar Veliajt të heq dorë nga Bashkia Tiranë dhe kompetencat t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Rama i ka kërkuar Veliajt të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si “Flamingot” dhe ato të studentëve, ose në të kundërt mund t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues”. 

Ndërkohë Veliaj ka sfiduar Ramën të publikoj qoftë edhe një provë për pretendimet se ai ka organizuar apo financuar protestat.

Letra dhe statusi i Veliajt nxjerrin zbuluar edhe ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, i cili më herët pranoi takimin me kryebashkiakun, por mohoi se i kishte çuar ndonjë mesazh nga ana e kryeministrit.

Postimi i Veliajt:

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30�

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.

– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).

– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.