Dosja ‘Revanshi’/ SPAK jep pretencën për 12 të pandehurit, kërkon 127 vite burg në total

SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi” duke kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burg për të pandehurit, të akuzuar për veprën penale “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”.

Konkretisht SPAK kërkon për Astrit Avdyli 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 10 vite burg.

Për Emiljano Shullazin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg.

Për Naim Stafukën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Për Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, kërkohet 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Për Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti i Myslym Shyrit’, SPAK kërkon 10 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 7  vite  burg.

Për Besian Xhixhën 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg.

Për Enver Divën 10 vite burg me gjykim te shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Robert Laçin 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Viktor Imerajn 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Për Satilno Bashon 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg

Për Miri Brulin 9 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite burg

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka arritur të dokumentojë nëpërmjet komunikimeve të zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, përfshirjen e tyre në 6 plane vrasjesh. 

Në seancën e radhës do të bëjnë mbrojtjen avokatët e 12 të pandehurve, teksa gjykata vendosi që seanca do të mbahet në datën 13 maj ora 12:00.